Kush jemi ne?

PROK është Kompani projektuese dhe ndërtuese, e përbërë nga një staf profesionalistësh me prapavijë dhe përvoja të begatshme që si ekip i stërvitur mirë kanë qasje inovative, funkcionale dhe me ekscellencë të dalluar artistike moderne.

Ajo që e dallon dhe e bën më interesante dhe më të veçantë është shumëllojshmëria e projekteve që Kompania ka sfiduar vazhdimisht dhe ka arritur sukses brenda dhe jashtë tregut të Kosovës. Praktika jonë është në angazhim thellësisht filozofik dhe praktik në çdo projekt të ri; planifikimi i matur dhe përdorimi i materialeve unike dhe të ndjeshme bazuar në eksplorimin e vazhdueshëm të ideve, koncepteve dhe formateve, duke përdorur një metodologji specifike për çdo projekt – çdo kusht i ri na sjellë në një zgjidhje të re dhe unike.

Baza e Arkitekturës sonë është aftësia për të marrë një pamje të re të mënyrës së dizajnimit të objekteve, përjetuar përmes syrit dhe imagjinatës. Fokusi jonë është në kërkim intensiv dhe analiza duke përzier çështjet teorike dhe praktike. Me zhvillimin e kritereve rigoroze dhe metodave të analizës dhe ekzekutimit, kombinojmë kreativitetin, inovacionin dhe efikasitetin.

PROK mbërthen në vehte grupin e Inxhinierëve dhe Arkitektëve të cilët përmes bashkëpunimit arrijnë në një zgjidhje praktike dhe kreative. Idetë që janë projektuar në PROK konsiderohen gjithmonë të ndjeshme, sepse ideologjia jonë vazhdon në mënyrë paralele me vitet e ardhshme dhe tenton të jetë në hap me kohën. Energjia, koha, mjedisi, klima dhe shoqëria janë gjithmonë elementë që prekin çdo projekt, sepse problemet e së ardhmës analizohen në të tashmën.

Scroll to Top